Kamarieri “hit” i momentit, bëhet viral duke kënduar sa herë shërben në restorant (VIDEO)

Kur dëgjojmë vargjet “Kaje, mos t’u hekt’ mërzia”, fillimisht na vjen ndërmend Dafina Zeqiri me Ylli Limanin, e më pas, të gjithë biem dakord se na kujtohet edhe videoja trend në TikTok e kamarierit që shërben duke kënduar në një restorant.

Në video, djali shfaqet duke shërbyer në restorantin ku punon në Gjakovë, teksa paralelisht është duke kënduar këngën e Dafinës dhe Yllit, që është padyshim një nga këngët më të dëgjuara të kësaj vere.

Besarti, tashmë ka pushtuar TikTok-un që prej kësaj videoje për të cilën të gjithë po flasin dhe po e rikrijojnë në mënyrën e tyre.

Në një intervistë nga “Lajmi.net”, ai u shpreh se nuk e priste që këndimi i tij do të merrte përmasa kaq të mëdhaja për të në TikTok, ndërkohë që thotë se është mirënjohës ndaj të gjitha komenteve pozitive.

“Nuk e kam pritur që do bëhet kaq e madhe, por ja ku jam. Nuk ndikohem nga komentet negative dhe nuk e kam patur problem publikimin e videove, pasi më pëlqen shumë t’Ii shërbejë të tjerëve duke kënduar. Ideja ka qenë e kolegut tim i cili më kërkoi të më bëjë video prej zërit tim dhe i jam shumë falenderues.”- është shprehur Besarti.

Ai ka theksuar se, edhe pse nuk mund të këndojë gjatë orarit të punës, shpesh herë, thuajëse në cdo tabolinë që shërben, i kërkohet të këndojë këngën “Kaje”.

 

@besibajramii

@Restaurant Fetahaj – Potok #gjakova #kosova #albania

♬ original sound – Callmebessi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...