Dy vellezer humben jeten ne te njejten dite ne te njejtin shtrat nga semundja e kancerit

BRAZIL-Dy vëllezër që po mbështesnin njëri-tjetrin në luftën kundër kancerit kanë vdekur në të njëjtin spital me vetëm disa orë kohe.

Francisco Antunes Sobrinho, 52 vjeç, dhe vëllai më i vogël, Eduardo Antunes da Silveira, 38 vjeç, humbën jetën më 19 gusht, pas vitesh luftimi me sëmundjen e rende.

Vëllai më i madh u diagnostikua me kancer në zorrë në maj 2021. Një muaj më vonë, vëllait më të vogël Eduardo, iu tha se kishte kancer në mëlçi.

Vëllezërit mbështetën njëri-tjetrin, por gjendja e tyre u përkeqësua papritur. Eduardo u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë në Santa Cruz, Rio de Janeiro, Brazil .

Ai kaloi katër ditë në spital para se të ndërronte jetë. Vëllai më i vogël, João Antunes Neto kishte qenë në telefon me familjen e tij duke diskutuar për organizimin e funeralit kur Francisco u dërgua me urgjencë në spital.

Vetëm disa orë më vonë ai vdiq në të njëjtin shtrat në të njëjtin spital. Shoferi i autobusit, João tha për mediat lokale: “Ata ishin aq afër sa vdiqën në të njëjtin shtrat spitalor. Ky është një nga momentet më të mëdha të vuajtjes në jetën time dhe në jetën e gjithë familjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...