Pediatrja Lira Gjika na habiti te gjitheve: Vjehrra e vërtetë nuk ia thote kurre ketë fjale nuses se saj

Lira gjika, nje pediatre e njohur në Shqipëri postoi ne profilin e saj ne rrjetet sociale nje keshille per vjerrat apo gjyshet se si duhet te sillen me nipat dhe mbesat e tyre si dhe me nuset e tyre. Cili eshte roli dhe detyrat e gjysheve sipas saj

Ja cfarë shkruan Lira Gjika/ Cili është roli i gjyshes? Të rrisë nipat dhe mbesat? Jo, ata duhet t’i rrisin prindërit e tyre. Gjyshja duhet të ndihmojë të rinjtë të përballojnë dhe të ndërtojnë rutinën e re të të jetuarit.

Gjyshja e mirë vazhdon të jetë nënë, për vajzën, apo nusen, që sapo është bërë nënë. E inkurajon nënën e re, që çdo gjë mund dhe duhet t’ia bëjë vetë fëmijës. Ajo e nxit dhe e siguron, se është në rrugë të mbarë, sepse kështu i ka ndodhur edhe asaj.

Gjyshja e mirë nuk i thotë nënës së re, “ti s’di” dhe mund ta dëmtosh fëmijën, meqenëse nuk di, kështu, do përkujdesem un. Kjo mënyrë është vetëm e dë.msh.me, si për fëmijën ashtu edhe për nënën e re.

Fëmija do të rritet nga nëna e tij, sepse vetëm me atë, nënën, mund të ndërtojë atë lloj sigurie dhe be.simi për jetën, që bën të mundur, një jetë sa më pak prob.le.ma.tike në të ardhmen.

Nëna e re do të humbasë kohën e çmuar, pasi fëmija nuk ka kohë të humbë kur vjen në këtë jetë. Duhet të ndërtojë marrëdhënien me nënën, për të ndërtuar sigurinë e besimin, por nëna e re nuk është gati, sepse është e tre.m.bur.

Këtu duhet ndihma e gjyshes, të mos e lerë vetëm nënën e re dhe ta inkurajojë. Të nxitë babanë të jetë pjesë e rritjes së fëmijës së tij së bashku me gruan e tij, nënën e re. Kjo është detyra e gjyshes, dhe jo të pretendojë rritjen e fëmijës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...