Zhgënjimi i Flori Mumajesit: ‘Është ajo gota që po u thye’!

Flori Mumajesi, i zhgënjyer!/”Është ajo gota që po uFlori Mumajesi prej kohësh nuk ka publikuar projekt të ri muzikor, madje disa muaj më parë, ai zbuloi se kishte fshirë disa nga këngët e tij nga kanali i Youtube, për të parë nëse muzika e tij do i mungonte publikut.

Vetëm disa javë më parë, përmes një postimi, Flori dhe Luzi Ejlli, u përfolën se po punojnë për një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet në muajin tetor.

Mbrëmjen e kaluar, Flori ka bërë disa postime në profilin e tij zyrtar të Instagramit, përmes të cilave ka lënë të nënkuptojë që dikush ka thyer besimin e tij.

Fillimisht ai ka publikur një gotë të thyer, e cila është ngjitur me leukoplast dhe bashkangjitur saj, shkruan: “Eshtë ajo gota që po u thye, nuk e zëvëndëson më kurrë. Ja kështu e ngjisim sa herë ndodh”.

Në postimin pasardhës, ai ka publikuar një foto plastike, bashkangjitur së cilës shkruan: “Ju prezantoj me zgjidhjen”.

Flori ka vijuar më tej me postimet e tij në “Instastory”, duke publikuar disa gota qelqi, ku shkruan: “Se mos e di njeri se çfarë materiali është besimi, po nëse do ishte qelq, më mirë të mos ankohemi. Se imagjinoni të ishte tjetër gjë prej qelqi dhe besimi elastik i pathyeshëm”.

Nuk është ende e qartë se kujt i drejtohet artisti i talentuar me këto postime të njëpasnjëshme, por përmes tyre, mund të themi që dikush ka thyer besimin e tij.

Ajo që mund të themi me bindje, është fakti që Flori i mungon shumë muzikës shqiptare me këngët e tij të reja dhe shpresojmë që shumë shpejt t’i rikthehet me projekte të reja.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...