Sinjalistika përpara institucioneve shkollore/ Bejleri: Bashkia fituese e projektit për rikonstruksion në 8 shkolla

Duke nisur nga kjo e premte dhe përgjatë fundjavës, punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër janë angazhuar për përmirësimin e sinjalistikës horizontale për këmbësorët përpara institucioneve shkollore. Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër Onid Bejleri tha se ndërhyrja po bëhet kryesisht gjatë orëve të mbrëmjës për të mos penguar qarkullimin, ndërsa puna do të vijojë edhe përgjatë fundjavës në mënyrë që e hëna të jetë gati për të pritur nxënësit në çdo shkollë. Bashkia Shkodër është fituese e një projekti i cili pritet të nisë së shpejti për rikonstruksionin e 8 godinave arsimore. Përmirësimi i infrasktrukturës ka përfunduar në rrugët pranë shkollave “Liria”, Medreseja, “Haxhi Sheh Shamia”, “Ali Laçej”, Shkollës së Mesme të Ndërtimit, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Mati Logoreci”, Shkollës së Mesme Teknike Pyjore “Kolë Margjini” e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...