Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka ndarë së fundmi një lajm shumë të bukur për fansat e saj. Artistja është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të parë.
Greta ka publikuar pak më parë një video nga ‘babyshower’-i që ka realizuar ku aty do zbulohet dhe gjinia e bebushit që po pret. Në video, artistja shfaqet disa çaste teksa përkëdhel barkun e rrumbullakosur.
Dhe pse nuk e ka zbuluar ende nëse është në pritje të një djali apo vajze, këngëtarja shkroi krahas videos:
“Në pritje të ëmbël… më e lumtur se kurrë”- ndërsa mori dhe urime të shumta nga miq, ndjekës dhe kolegë të saj.
Dyshimet për shtatzaninë e këngëtares nisën disa javë më parë pasi Greta shfaqej në evente të ndryshme ku ajo ishte e ftuar me veshje të gjëra të cilat i mbulonin pjesën e barkut.
Kutojmë se para disa kohësh, këngëtarja tregoi se është e martuar me partnerin e saj prej 4 vitesh tashmë.
Sa i përket dasmës, këngëtarja u shpreh asokohe se dëshiron të bëjë diçka simbolike dhe se shumë shpejti do ta shohim me vello. Greta rrëfeu se partneri i saj është shqiptar dhe punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam, por nuk dha shumë detaje rreth tij pasi dëshiron ta mbajë sa më diskrete jetën personale.