Beci shoqëron tre nxënës në shkollë/ Ai uroi nxënësit me fëmijët e qendrave rezidenciale

Kryetari i Bashkisë Shkodër ka zgjedhur që në ditën e parë të shkollës të urojë të gjithë nxënësit me fëmijët e qendrave rezidenciale. Gabrieli, Riselio dhe Sonila, të cilët janë pjesë e shtëpisë së fëmijëve në Bashkinë Shkodër, në ditën e parë të shkollës janë shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, në shkollën 9 vjeçare “Salo Halili”.

Në ditën e parë të shkollës, kryebashkiaku Beci vuri theksin tek ndërhyrjet që janë bërë nga bashkia Shkodër, por edhe vëmendja e shtuar që do të ketë në të ardhmen për rininë dhe fëmijët. 11 777 nxënës i janë drejtuar sot institucioneve të arsimit bazë, ndërkohë qe 4017 nxënës kanë nisur arsimin e mesëm në bashkinë Shkodër, me 96 objekte shkollore të cilat presin nxënësit në vitin shkollor 2023-2024.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME