Kriset marrëdhënia mes Luizit, Arbanës dhe Eduardit?! Këngëtari i heq nga Instagrami

Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother VIP 2”. Ai është tepër i angazhuar me projektet dhe koncertet si brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu Luizi është tepër aktiv edhe në rrjetet sociale, ku gëzon një numër të madh ndjekësish në Instagram. Çdo postim i tij bën zhurmë, duke e bërë atë edhe më interesant në sytë e publikuar.

Por së fundmi është zbuluar se disa nga miqtë e tij në Instagram, i ka hequr dhe ndër më kryesorët është Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Në dukje që nga “BBV2″dukej se ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.

Madje Luizi shpesh gjatë live të “BBV2” shprehte dëshirën për të qenë pjesë e stafit të “Big Brother VIP 3”.

Publiku madje herë pas here e shihte Luizin të favorizuar nga regjisori Grishaj, ndoshta nisur dhe nga vendi i njëjtë i origjinës.

Por me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Se cila është arsyeja, kjo ngelet për t’u parë!

Ndër emra të tjerë të njohur të showbizit që Luizi ka larguar nga Instagrami janë: Kristina Mere, Bardhi, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi, Redon Makashi, Blerina Braka etj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...