Poni pendohet për ndërhyrjet estetike, jep mesazh për vajzat shqiptare: Mendojini mirë ndryshimet në fytyrë

Pasiguritë në pamjen fizike dhe dëshirat për t’u dukur estetikisht bukur mund t’iu çojnë padashje në zgjedhje të gabuara.

Çdokujt mund t’i ketë ndodhur të këtë bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë dhe më pas është penduar.

Një ndër to është dhe këngëtarja vlonjate e muzikës popullore, Poni, e cila nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale ka treguar pendesë për këto ndërhyrje.

Ajo ka publikuar disa foto nga mbrëmja e maturës dhe shkruan se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat.

Këngëtarja i bën thirrje vajzave që të mos i nënshtrohen ndërhyrjeve dhe të trashëgojnë brez pas brezi bukurinë e tyre natyrale.

“Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio.

Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht.

Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja, të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. Tre gjenerata 1)2)3”, shkruan Poni në mbishkrimin e fotove.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME