Puthje e përqafime, ja reagimet e deputetëve socialistë pas miratimit te ndryshimeve në qeveri

Në seancën e posaçme të Kuvendit ditën e sotme, deputetët votuan shkarkimin dhe emërimin e ministrave.

Pas votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për këto ndryshime nuk kanë munguar urimet mes deputetëve të PS dhe ministrave të rinj. Ata janë fotografuar duke u takuar dhe përqafuar teksa kanë uruar njëri-tjetrin.

Me përjashtim të Erion Braces të gjithë deputetët socialistë votuan pro ndryshimeve në qeveri në nisje të këtij sesioni parlamentar. 73-74 vota morën ministrat e rinj duke konfirmuar sërish numrat brenda maxhorancës.

Në përfundim të procesit të votimit, siç duket edhe nga fotot e LSA, të parët që shkuan t’u jepnin dorën ministreve të shkarkuara Olta Xhaçka dhe Evis Kushit ishin Paulin Stërkaj dhe Mimi Kodheli. Ndërsa ministrat e rinj, Igli Hasani, Ervin Mete dhe Arbjan Mazniku e ndoqën votimin nga lozha e kuvendit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...