Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, kapet 1 vit pas ngjarjes 37-vjeçari. I dyshuar si autori kryesor i ngjarjes

Një 37 vjeçar i identifikuar si Maltin Gjini, është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi një vit më parë akuzohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Pjetër Kola, 44 vjeç, nga Lezha.

Policia raporton se Maltin Gjini, banues në Lezhë pasi sipas informacioneve është dhe autori kryesor i vrasjes së 44 vjeçarit, më 27 shtator të vitit 2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë.

Për vrasjen e rëndë 37-vjeçari është dënuar me burg për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas uniformave blu, ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur nga konflikteve që këta të dy kanë pasur në kultivimin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë se Pjetër Kola fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua nga vëllai i tij në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, e më pas u transportua në Spitalin e Shkodrës, por aty ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin P. K., për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike

Shërbimet e PKK Muriqan, në dalje të RSh-së, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, N. Q., 48 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 60 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME