E vrau në korridorin e pallatit, polici priti të iknin fëmijët që të qëllonte gruan dhe veten

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Kalamaria të Selanikut, ku një polic 38-vjeçar qëlloi dhe vrau gruan e tij 42-vjeçare.

Mediet greke kanë bërë publike detaje të reja nga tragjedia.

Mësohet se policia ka vrarë nga korridori i pallatit ish-bashkëshorten e tij 42-vjeçare, pak sekonda para se t’i drejtonte armën e gjuetisë vetes dhe t’i hepte fund jetës.

Polici 38-vjeçar duket se ka pritur që dy fëmijët e tyre, 12 dhe 14 vjeç , të niseshin për në shkollë dhe sapo djemtë hipën në autobusin e shkollës, ai u ngjit në pallat dhe vrau gruan.

Për arsye të paqarta, autori nuk ka hyrë në banesë, por dyshohet se ka vrarë 42-vjeçaren në korridorin e përbashkët të katit të 6-të, ku gjaku ka arritur deri në katin e katërt të pallatit dhe banorët duke thirrur në panik kanë lajmëruar policinë.

Kur policët u ngjitën në katin e 6-të, jashtë banesës ku ndodhi krimi dhe vetëvrasja, kanë parë viktimën dhe autorin të shtrirë përtokë në një pellg gjaku. 42- vjeçarja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pranë derës së hyrjes së banesës dhe nuk ka pasur kohë të reagojë kur ka parë ish-bashkëshortin e saj të armatosur. Për momentin nuk dihet nëse mes tyre ka pasur ndonjë sherr të mëparshëm.

Në vitin 2023, çifti u nda me pëlqim të ndërsjellë.

Punonjësi i policisë L. M. ka shërbyer në departamentin e Y.T.E.B.E. (NënDrejtoria e Aplikacioneve Teknike të Greqisë së Veriut), ndërkohë që i ishte hequr arma e shërbimit. /Albeu.com/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME