Përgjimet që “fundosën” Encën, i dashuri e lë “në baltë”, zbulohet lidhja me narko-grupin te Komuna e Parisit

Këngëtarja Ruensa Haxhia e njohur me emrin e artit si Enca, u arrestua ditën e hënë pasi në oborrin e vilës së saj u gjetën 5 vazo të mbjella me bimë narkotike.

Gazetari Igli Çelmeta tha se arrestimi i këngëtares erdhi pas një përgjimi dhe hetimi ndaj saj.

Siç sqaroi ai, Enca u vu në prangat e policisë në kuadër të një operacioni anti-drogë te Komuna e Parisit ku u arrestuan 8 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.

“Policia zbuloi se 27-vjeçarja blinte drogë te ky grup kriminal. Pasi u zbulua ky detaj u mbajt në vëzhgim dhe në përgjim dhe u zbulua dhe kanabisi me 4 vazo në ballkonin e banesës së saj në Lundër. Kishte kultivuar kanabis që në deklaratën e saj tha se e përdorte për vete,” u shpreh Çelmeta në Euronews.

Sipas gazetarit edhe i dashuri me të cilin jetonte këngëtarja është shoqëruar në polici, por është lënë i lirë pasi ka deklaruar se nuk kishte lidhje me kultivimin e bimëve narkotike dhe se nuk ishte në dijeni për vazot./Albeu.com.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME