Rudina Dembacaj tregon arsyen pse zihet me Markun: Më kërkon që të bëjmë ….

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ishte e ftuar sot në programin “Në Shtëpinë Tonë”.

Gjatë bisedës me moderatorët Alban Musa dhe Julka Gramo, Rudina foli për pushimet verore, marrëdhënien e ngushtë me të bijën, motrën dhe për familjen e saj të madhe.

Ndër të tjera, aktorja tregoi me humor se e vetmja arsye për të cilën zihet me bashkëshortin, është kërkesa e tij për të sjellë në jetë një fëmijë.

Ndërsa, kur u ndal te fëmijët e Markut, e pati të pamundur të mbante emocionet. E përlotur, Rudina tregoi se nuk është përpjekur kurrë t’u zëvendësojë nënën, por të jetë një shoqe për ta. Meritën për marrëdhënien e mirë që kanë bashkë nuk ia njeh vetes, por bashkëshortit dhe faktit që ka gjetur fëmijë të mrekullueshëm. “Kur ka dashuri, nuk ka nevojë për recetë”, u shpreh Rudina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...