Taksistët e licensuar në Shkodër protestuan kundër informalitetit shkaktuar nga taksitë në të zezë. Taksistët i bëjnë thirrje bashisë Shkodër që përmes policisë bashkiake të ndalojë informalitetin.
Taksistët e licensuar thonë se po dëmtohen ekonomikisht nga automjetet në të zezë që shërbejnë si taksi në Shkodër ndërsa i bëjnë apel edhe policisë së shtetit që të ndalojë informalitetin.
Prej kohësh taksistët e licensuar vijojnë protestat e tyre kundër informalitetit por deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje.