Vajza 6 vjecare kerkon te emen e ndjere qe te shkoje ne shkolle ne klasen e pare. Video

Kjo dore e vogel qe perkedhel foton ne fjale, eshte e Jarisa Haxhiajt, 6 vjegares nga Kelcyra. Jarisa e vogel, pershendeti te emen ne fotografi pak para se te nisej per ne shkolle ne diten e pare te saj.

Prej nje viti i gjysme, Jarises i mungon e ema. Tumori i mori jeten Kimete Haxhiajt ne moshen 39 vjegare duke lene pas vetes nje mal te tere me halle dhe vuajtje shendetesore per familjaret e vet. Jarisa sot u gua heret ne mengjes nga gezimi pasi do te shkonte ne klasen e pare.

Me gezim ganten e mbushi me libra dhe nen shoqerine e te atit te saj, u nis drejt shkolles 9-vjegare “Kamber Benja” ne qytetin e Kelcyres. Jarisa ka nje vella 12 vjegar Jurgenin i cili sivjet u hodh ne klase te gjashte. Por ndryshe nga Jarisa, ai nuk deshironte te dilte para kameras per shkak te emocioneve dhe dhimbjes qe ndjente per te emen qe i mungon prej nje viti e gjysme. Familja e Dritan Haxhiajt perbehet nga kater anetare, ai vete dhe dy femijet, si dhe e ema e moshuar Dudie Haxhiaj.

Familja jeton ne nje shtepi perdhese ne periferi te Kelcyres pronari i te ciles u’a ka lene ne ruajtje pa u marre asnje koker leku. Gjendja e tyre ekonomike eshte ne pike te hallit. Te ardhurat e vetme jane 20 mije leke, ku me shume se gjysma e tyre shkojne per barnat e Dudies dhe te Dritanit. Ky i fundit 40 vjegar ndonese me status invalidi, mundohet te gjeje lart e poshte ndonje pune ne te zeze per te siguruar buken e kalamajve. Nje drame e vertete, nje situate migjeniane.

Jarisa e vogel sot u nis pa ushqim ne shkolle. Gjyshja e saj nuk mundi dot t’i jepte qofte edhe nje kore buke pasi nuk kishte. Femijet konsumojne ushqim vetem nje here ne dite ndersa kur e shprehin urine, gjyshja i genjen duke i vene ne gjume se nje dite e re do te linde me bollekun e premtuar. Derime tani askush nga Bashkia e Kelcyres nuk e ka trajtuar kete familje, pervecse 2 mije lek ne muaj per te dy femijet ne statusin e jetimit. Gjyshja hap frigoriferin ku te vetmet produkte jane shurupet dhe ilacet e saja dhe te djalit, ushqime as qe behet fjale. Deri me tani askush nuk e ka hedhur veshtrimin ndaj tyre.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...