MEGAOPERACIONI ndaj drogës, Artan Hoxha: Kanë 8 muaj që merren, u goditën…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar rezultatin e operacionit Tempulli duke thënë se ai është realizuar përgjatë 8 muajve të fundit.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se operacioni i policisë ka synuar shpërndarësit e vegjël, por jo ata që i furnizojnë.

“Operacioni që u ekspozua sot përpara publikut dhe mediave është një lëvizje që policia e ka bërë për 8 muaj me radhë. Nuk u kapën brenda një nate 28 grupe, as 230 vetë, sepse nuk kemi mundësi fizike të bëjmë operacione me përmasa kaq të mëdha.

Ky operacion ka filluar në fundin e janarit dhe të dhënat u publikuan sot, ndaj u duk një bilanc kaq i madh. Në deklaratën e drejtorit të Policisë së Shtetit thuhej: Kemi filluar 8 muaj më parë dhe operacioni ka synuar të godasë shpërndarjen me pakicë, që shpërndajnë lëndën narkotike afër shkollave, gjimnazeve apo në lagjet e populluara të qyteteve të mëdha të vendit.

Motoja që kanë trafikantët është “Fëmijët tuaj janë e ardhmja jonë” dhe me sa duket kemi marrë thelbin e saj dhe po godasim aty. Por që të kesh sukses te rrjeti i shpërndarjes, duhet goditur sistemi kapilar që furnizon shpërndarjen.

Kokaina, apo heroina nuk prodhohen në Shqipëri. Pamë edhe disa droga që nuk prodhohen në Shqipëri, përfshirë edhe drogën sintetike. Gjatë këtij viti ka patur një lloj vullneti politik nga jugu në veri që të goditet çdo parcelë” tha Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME