3 sekrete për të zgjedhur arrat ideale per bakllaven qe tju shkrihet ne goje

Është shumë e rëndësishme që të zgjidhni arrat e duhura që bakllavaja të dalë e shijshme.

Kur të shkoni për t’i blerë, shikoni lëvozhgën e tyre. Ajo duhet të jetë e plotë, të ketë aromë dhe të mos ketë shenja myku.

1. Ndërsa arra në brendësi duhet të jetë e fryrë dhe të ketë atë ngjyrën e çelët. Kurrsesi nuk duhet të jenë shumëngjyrëshe dhe me nuanca.

2. Mesorja e arrës duhet të jetë e plotë dhe për të kuptuar nëse është e vjetër, mjafton ta tundni pranë veshit.

3. Nëse bën zhurmë është e vjetër dhe nuk duhet përdorur.

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare, ndonëse bakllava ka prejardhje turke…

Harxhi (për tepsi me diametër 40 cm)

5 ve – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
1 gotë vaj
1 gotë qumësht
1 lugë të mesme sheqer
1 maje thike kripë
Rreth 500 gr miell
Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
200 – 300 gr. gjalpë

Shërbeti

2 kavanoza të mëdha me sheqër rreth 1.2 kg
2 kavanoza të mëdha me ujë

Pregaditja

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.

Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.

Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vesë).

Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste . Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku tëhollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë. Dy nga petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petet tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.

Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.
Shërbeti

Të vlohet uji rreth 30 minuta deri sa të trashet shërbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me shërbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për tu servuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME