Në një dasmë në Kavajë hidhen plot 70 milionë lekë/ Flet saksofonisti Adi Sybardhi: Kërkojmë falje

Prej disa ditësh, një video nga një dasmë në Kavajë po bën xhiron e rrjetit. Në të shfaqej saksofonisti Adi Sybardhi, së bashku me grupin e tij, Batalioni 13 dhe 70 milionë lekët e hedhura në dasmë.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, saksofonisti Adi dhe këngëtari Landi Rroko i kanë kërkuar falje publikut, pasi nuk donin që kjo video të publikohej.

“Unë e kam thënë dhe do e them që Shqipëria e Mesme për dasma është njish, edhe jorganin e djegë. Nuk e kam nxjerr unë videon, e kanë publikuar të tjerët. Nuk ishte gjë e mirë ajo, se unë kam parë dhe më shumë lekë se aq, po nuk ishte gjë e hijshme ajo, për mua dhe për çunat. Nuk ishte gjë e mirë, ajo që doli. U bë virale dhe nga ana e fesë nuk ishte gjë e mirë”, tha Adi.

“Ajo ka qene dasma e një shokut tonë dhe kemi qendruar deri në 7 të mëngjesit. Ne mbaruam dhe po numëronim lekët dhe ishim dhe të lodhur faktikisht dhe tha Adi të bëjmë një video për qejf. E bëm videon dhe na doli padashje. Ne kërkojmë ndjesë”, shtoi Landi./abcnews.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME