Plas sherri në studio mes gazetarit dhe zëdhënësit të policisë: Bëtë show, ngritët helikopterin për 190 gr drogë

Gazetari Dritan Laçi debatoi në emisionion Review me zëdhënësin e policisë Gent Mullai lidhur me megaoperacionin e policisë “Tempulli”, një dite më parë ku u arrestuan dhjetëra persona dhe u shkatërruan 23 grupe kriminale.

Sipas tij, sasitë e vogla të lëndëve narkotike të kapura në disa qytet të konsideruara problematike i sfumojnë shifrat e policisë.

Ka qytete që janë kapur 190 gramë kokainë, ka diçka që nuk shkon edhe me numrin e personave. Ka qytete si Gjirokastra ku nuk ka fare lëndë narkotike të forta në gjithë këtë operacion.

Durrësi, ku janë kapur vetëm 170 gramë kokainë, që e sfumon si operacion. Nëse flasim për grupe të organizuara dhe 23 grupe kriminale që goditen brenda një dite këto shifra e rrëzojnë.

Të ngremë helikopterin për të kapur El Chapon po e pranojmë, por nëse e keni ngritur helikopterin për të kapur 190 gramë kokainë në Vlorë, këtu ka diçka që nuk shkon, tha gazetari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME