‘Ishalla del një ligj që të mbyllen në 21:30’/ Elvis Pupa dhe Luizi tallin këngëtarët e muzikës ‘live’

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Elvis Pupa dhe Luiz Ejlli, krijuan një miqësi, e cila vijon të jetë ende shumë e fortë edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga për përfundimi i “reality show”.

Elvisi, e cili së fundmi sapo ka publikuar projektin e tij të ri muzikor “Made in Albania” në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, njihet për postimet e tij në rrjetet sociale, të shoqëruara me humor dhe ironi. Ditën e sotme, aktori i njohur ka publikuar një video përmes së cilës ka “thumbuar” këngëtarët që këndojnë muzikë “live” nëpër klubet e natës.

“Kur doli në fillim ky ligji i qeverisë që nuk i lejonte lokalet e natës me muzikë “live”, më vonë se ora 12:00 e natës, u mërzita pak por kur rastisa vet në dy vende dhe dëgjova disa këngëtarë që bëjnë namin në “Youtube” dhe po këndonin “live”, thashë si nuk po bëjnë një ligj që t’i mbyllin që në 21:30″, ka thënë Visi në videon e publikuar teksa po shijon tempraturat e larta në bregdetin e bukur shqiptar.

Ky postim i aktorit ka marrë mjaft komente, ku pjesa më e madhe e ndjekësve kanë qeshur me këtë video të artistit.

Ndërsa një përdorues i Instagramit shkruan: “Mirë kjo por ka disa që as tekstet e këngëve të veta nuk dinë dhe bëjnë si njësha”.

“Mos fol për një javë. Ke thënë të vërtetën. Kam shkuar në shumë mbrëmje muzikore dhe duket që as me “playback” nuk sinkronizohen. Dhe nëse kondonin “live”, ulërisnin, na dhimbnin veshët”, shkruan një tjetër.

Një ndër komentet që ka rënë në sy është ai i Luiz Ejllit, i cili ka shkruar:

“Policia: Mbylle muzikën! Pronari: Pse? Ora 21:30 Policia: A këndohet kështu?”

Visi i është përgjigjur komentit të Luizit, duke shkruar: “Edhe sirena e policisë duket më e intonuar”.

Dyshja e njohur ka “thumbuar” hapur pjesën më të madhe të artistëve shqiptar që për hir të së vërtetës, shpesh herë, preferojnë të mos këndojnë “live” nëpër koncertet e tyre por me “playback”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME