Receta e qofteve më të shijshme që keni ngrënë ndonjeher

Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë. Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar.

Përbërësit:
60 gr thërrime buke
60 ml qumësht
400 gr mish i girë viçi
200 gr mish i grirë qengji
1 vezë
30 gr djathë kaçkavall
Pak arrëmyshk
1 lugë gjelle majdanoz
1 lugë gjelle nenexhik
Vaj
Kripë
Piperi zi

Përgatitja:
Shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar sëbashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin. Më pas shtoni në të mishin e viçit dhe atë të qingjit.

Hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.

Më pas merrni nga masa e përgatitur dhe formoni qoftet në formën që dëshironi. Vendosni një tigan me vaj dhe renditni qoftet në të.
Skuqini për disa minuta nga të dyja anët dhe renditini në një pjatë për servirje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME