Fituesi i spektaklit televiziv “BBV2”, Luiz Ejlli, duket se është bërë nostalgjik për fëmijërinë, teksa postoi një foto me një nga kujtimet e tij më të bukura.
Në një postim në faqen e tij zyrtare, në rrjetin social “Instagram”, ai ka publikuar një foto me një murgeshë në Shkodër, e cila mesa duket i ka dhënë mësimet e para në muzikë.
Më mësoi që të këndoja dhe sot i kërkoj falje për sherret që bëja në ato kohë”, ka shkruar Luizi përmbi foto.
Kujtojmë që këngëtari po punon për projektin e tij më të ri, i cili do të jetë një film, ku protagonist dyshohet të jetë Luizi me Olta Gixharin.