Këngëtari kosovar, Ylli Limani, nuk di të ndalet. Edhe pas një sezoni plot me koncerte dhe projekte të reja, ai ka paralajmëruar ndjekësit se kësaj rradhe do shfaqet ndryshe.
Edhe pse është duke shijuar pushimet, ai ka postuar një pjesë nga bashkëpunimi më i ri i tij me artistët ndërkombëtarë, Sidarta dhe Ramoon.
Ylli ka zbuluar gjithashtu se kënga do të publikohet në tetor dhe do të titullohet “Spiti”.