Këngëtarja Ruenca Haxhia ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram, 4 ditë pasi u lirua nga qelia. Fillimisht me një zemër të madhe të kuqe e më pas me fjalët më të ngrohta për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto kohë të vështira.
“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova”, shkruan këngëtarja.
Reagon për herë të parë pas 2 ditësh arresti, Enca:
Le të sjellim në kujtesë se Enca u arrestua më 12 Shtator pasi në ballkonin e shtëpisë së saj u gjetën 5 vazo të mëdha me bimë kanabisi. Bashkë me të u shoqërua dhe i dashuri i saj, i cili u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje. Këngëtarja kaloi 2 ditë në qeli, e më pas u la e lirë me urdhër të Gjykatës së Tiranës e cila i caktoi masën e “detyrim paraqitje”.