Një banesë 1-katëshe në zonën e By Pass-it në Shkodër është përfshirë nga flakët mengjesin e kësaj të hëne duke u djegur plotësisht.
Mesohet se i zoti i shtëpisë në një moshë të thyer Qamil Boçaj jetonte vetëm dhe në momentin e rënies së zjarrit nuk ka qenë i pranishëm brenda banesës duke shpëtuar edhe nga flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka. Për të vënë nën kontroll flakët u angazhuan forcat zjarrfikëse të cilat pas disa orëve operacion kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë të forcave kanë ardhur edhe banorët e lagjes.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit të cilat mbeten ende të paqarta.