3 dekada në prodhim të verës/ 70 vjeçari nga fshati Kaçë, besnik i tradicionales

Prej 3 dekadash Tonini merret me kultivimin e vreshtarisë. Ndonëse rreth të 70-tave për të puna në vreshta është pasioni më i madh që ka. E gjejmë duke i dhënë dorën e fundit të vjeljes së rrushit teksa ka kultivuar 40 kuintal.

Prodhimi ka qënë i kënaqshëm, por vështirësi ka në fuqinë punëtore dhe gjetjen e tregut për shitje. Tonini na tregon se fshati Kaçë në Bashkinë Vau Dejës njihet ndër dekada për prodhimin e verës, madje sot në Vatikan thotë që ruhet me fanatizëm vera e kësaj zone. Të prodhosh verë nuk është e thjeshtë thotë 70 vjeçari.

Mënyra e prodhimit është gërshetim i tradicionales me fermentimet moderne. Stoik i qëndron kohës 21 ditore të përgatitjes që nga vjelja e deri tek vera e gatshme. Punimin e tokës dhe rikthimin e emigrantëve për të zhvilluar vendin e tyre e ka ëndërr të vjetër që po e shoqëron në çdo ditë të tijën 70 vjeçarin!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...