Dëmtimi i argjinaturës së Darragjatit/ Banorët kërkojnë ndërhyrje për të shmangur rrezikun e përmbytjeve

Para pak muajsh u investua në mënyrë emergjente në një pjesë të argjinaturës së Darragjatit në njësinë administrative Dajç, ndërkohë që një pjesë tjetër vijon të jetë e shembur nga uji dhe dalëngadalë po rrezikon që të shembet e gjitha. Në këtë argjinaturë janë investuar afro 200 milion lekë por në vetëm pak vite uji e ka dëmtuar në shumë pjesë.

Kjo pikë është më e rëndësishmja në zonën e Nëshkodrës për të parandaluar rrezikun e përmbytjeve, pasi këtu përqëndrohet përplasja e parë dhe më e rënda e ujërave të Bunës me brigjet e Dajçit.

Shpërthimi i saj në përmbytjet e vitit 2010-2011 do të pasohej me përmbytjen e gjithë kësaj zone përfshirë edhe Trushin, ku uji arriti në lartësinë mbi 2 metër.Njësia administrative Dajç është një ndër zonat më të prekura të përmbytjeve pëgjatë viteve 2010-2011, duke patur kështu frikën e herëpashershme të mundësisë së përmbytjeve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...