Këto janë pasojat e zjarrit që përshiu banesat e dy familjeve Cani mesditën e së martës në qytetin e Shkodrës. Gjithçka e shkrumbuar dhe gjashtë anëtarë të mbetur në mëshirë të fatit, larg vëmendjes dhe mbështetjes së institucioneve të cilët natën e kaluan në qiell të hapur. Shkak I zjarrit dyshoeht të ketë qenë një mbingarkesë elektrike, duke bërë që më pas zjarri të përhapet me shpejtësi në të dyja banesat.
Arjona tregon se prej mesditës së djeshme, asnjë specialist I bashkisë Shkodër nuk ka shkuar për të vlerësuar dëmet.
Zjarri që përfshiu dy banesat shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa njëra nga familjet kishte rikonstruktuar shtëpinë së fundmi. Tani mbetet që institucionet të marrin masat e nevojshme për hartimin e një plani mbështetje për këto familje