Covid te fëmijët/ Mjekët: Kanë temperaturë 39–40 gradë dhe dhimbje koke

Rifillimi i shkollave dhe kopshteve me kapacitet të plotë ka sjellë një situatë virale të ngarkuar në qendrat shëndetësore të kryeqytetit. Përveç virozave shumë fëmijë po rezultojnë pozitiv me COVID. Pediatrja Sonila Brati sqaron se COVID tek fëmijët nuk është agresiv, por lodhja dhe dhimbja e kokës mbetet edhe disa ditë pas temperaturës së lartë.

“Është me temperaturë të lartë që shkon nga 39-40 dhe që mund të jetë 2-3 ditë. Koha e simptomave është 3-5 ditë jo më tepër. Përgjithësisht kanë dhimbje koke dhe kjo është ajo që predominon tek fëmijët , lodhje . Mund të mos ketë shenja të tjera fare, mund të ketë vetëm temperaturë por që më pas infektohet e gjithë familja”, thotë pediatrja Sonila Brati.

Mjekja u tërheqin vëmendjen prindërve të kenë kujdes temperaturën e lartë e cila duhet referuar me pa tjetër dhe jo të vet menaxhohet

“Temperatura nëse është e lartë 24 orët e para, ditën e dytë prindi duhet të drejtohet te mjeku për një rapid test”, thotë pediatrja Sonila Brati.

Edhe virozat gjatë këtij sezoni po shoqërohen me temperatura të larta tek fëmijët dhe të vështira për t’u dominuar, ndaj mjekët apelojnë për izolim të fëmijëve në shtëpi kur sëmuren.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME