Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim, pasi dyshohet se shpërndanin substanca narkotike pranë një gjimnazi në Shkodër.
20-vjeçari u kap në flagrancë në ambientet e e një lokali teksa po shiste dozat e cannabis sativës. Edhe të rinjtë që u vunë në procedim dyshohet se janë përdorues dhe shitës së dozave të lëndës narkotike në lokal.
Në kuadër të megaoperacionit antidrogë, të koduar “Tempulli”, janë vënë në pranga qindra shtetas, nën akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, brenda perimetrit të sigurisë.