Konkursi i dembelizmit është mbajtur çdo vit për 12 vitet e fundit në qytetin e Breznës në Malin e Zi me pjesëmarrësit që nuk bëjnë pothuajse asgjë, përveçse rrinë shtrirë.
Rekordi i mëparshëm i qëndrimit në shtrat për pesë ditë u thye nga 21 pjesëmarrës.
Shumica e garuesve rezultuan të ishin nga Mali i Zi, por ka dhe nga Serbia, Ukraina dhe Rusia.
“Unë kam qëndruar shtrirë për më shumë se 800 orë,” tha një 23-vjeçare e quajtur Lydia Markoviç. “Do të ngrihem kur të mërzitem, por nuk e di se kur do të jetë.”
Jovan Krakanin, 33 vjeç, një menaxher marketingu në një klub futbolli në Serbi, po merr pjesë në garë për herë të dytë këtë vit, duke vënë në dukje se motivimi i tij fillestar ishte çmimi prej 1000 euro, por ndryshoi mendim rrugës.
“Tani jam këtu për t’i vërtetuar vetes limitet e mia, për t’i kapërcyer ato dhe për të arritur qëllimin tim,” tha ai.