Fituesi i edicionit të dytë, të spektaklit televiziv “BBV”, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat, tashmë pasi po përflitet se partnerja e tij është shtatzënë.
Ditën e premte, ai ka postuar një video teksa shfaqet duke lyer flokët biond, nga një vajzë, e cila është e njohur nga babai i saj.
Kejsi Ujkashi, vajza e Gazmend Ujkashit, parukierit të njohur në kryeqytet, është vajza që Luizi ia ka besuar modelin e tij të flokëve.
Ka qenë vajza e para, e cila fillimisht ka publikuar një foto ku shfaqet në krahët e këngëtarit, foto e cila më pas është ripostuar nga Luizi, i cili ka shtuar: “Për të gjithë të interesuarit, foton e ka bërë Gazi, babai i Kejsit”.