Detaje të reja janë mësuar në lidhje me rastin e 28-vjeçarit shqiptar në Volos të Greqisë, i cili dhunonte dhe mbante mbyllur në banesë bashkëshorten e tij 22-vjeçare.
Sipas medias greke Protothema, shqiptari ka ushtruar dhunë dhe ndaj vajzës së tij të mitur
“Ai do ta vriste atë,” tha një nga gratë që ndihmuan t’i jepte fund torturës së 22-vjeçares të dielën në mëngjes .
Sipas saj, fëmija 2.5-vjeçar që ishte në krahët e nënës së tij të gjakosur mbrëmjen e së enjtes kur u zbulua historia tragjike, bërtiste “mama-mama kur i shpëtuam”.
Tregues i mënyrës së sëmurë se si u trajtua 22-vjeçarja nga bashkëshorti i saj shqiptar ishte fakti, sipas ERT, se ai kishte vendosur një kamerë në mënyrë që përmes një aplikacioni në celular të mund të monitoronte çdo lëvizje të saj edhe kur ai ishte larg shtëpisë dhe në punë.