Shteti i Kosovës është përballur me një situatë tejet të vështirë të dielën, ku një efektiv i policisë mbeti i vrarë nga sulmet në veri të vendit.
Lidhur me ngjarjen në fjalë, ka pasur reagime të shumta duke filluar nga udhëheqësit politik ku nuk kanë munguar as artistët.
Shumë prej personazheve VIP zgjodhën që të shprehin ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe krenari për Policinë e Kosovës, reperi Noizy, Luif Ejlli, Stresi, Dafina Zeqiri janë vetëm disa nga figurat publike të estradës që kanë reaguar lidhur me ngjarjen.
Reperi, Noizy zgjodhi të tregonte se ishte në gjendje gatishmërie, Luiz Ejlli thotë që familja e të ndjerit nuk ka qenë dhe nuk do jetë kurrë vetëm.