Ish-banori i “BBV” Ronaldo Sharka së fundmi ka qenë i ftuar në “E Diell”, ku ka folur më shumë rreth mesazheve dhe komenteve negative që personazhet e njohura marrin në rrjetet sociale.
Moderatori tha se Kristi Aliaj ka gjetur mënyrën se si ta menaxhojë këtë situatë, teksa tregoi se ish-banori u dërgon fansave foton e organit gjenital në mënyrë që ata mos ti shkruajnë më.
Ndër të tjera Ronaldo u betua se këtë metodë ia ka treguar vetë ish-banori.
“Është vetëm një person që ka zbuluar formulën se si parandalohen këto mesazhe urrejtjeje. Ky është Kristi Dragot Aliaj, i cili u dërgon foto të organit gjenital. Të betohem, ma ka dërguar vetë mua, dhe më pas ata frikësohen dhe nuk i shkruajnë më. Është fakt, ma ka treguar vetë, jo foton por metodën që përdor.”– tha Ronaldo.