Valbona Selimllari: Kur konkurroja për ‘miss’ ngela pa fustan….

Ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari, ka dhënë së fundmi një intervistë ku si rrallë herë ka rrëfyer copëza nga kujtimet e saj nga fëmijëria, periudha kur konkurronte për “MISS” dhe pasionet e saj në kohën e gjimnazit.

E ftuar në rubrikën “Galeri”, tek E Diell ajo tregonse ishte lidere jo vetëm e skuadrës së sportit ku ajo merrte pjesë por edhe grupit shoqërorë.

Valbona shfaqet shumë nostalgjike për kohën e gjimnazit teksa tregon se i mungojnë shoqet e zemrës dhe lagjja e vjetër që nuk e viziton më pasi atje ika vetëm pallate.

“Periudhën si gjimnaziste e mbaj mend kështu: Unë jam “PetroNinse” isha sportiste, kisha një disiplinë ndryshe kam qenë vajzë me shumë personalitet e forte. Jo grindavece nuk kam pasur konflikte me shok e shoqe, isha lider kur kishte probleme të gjithë vinin tek unë më thonin “bobi” na e rregullo dhe unë vija rregull.

Gjatë adoleshencës time isha gjatë gjithë kohës në biçikletë, vdes për biçikletën, atëherë kishte më pak makina në fakt mbaj mend ecja me biçikletë pa duar. Tani unë dal shpesh në këmbë njerëzit janë shumë dashamirës ndaj meje mua publiku shqiptar më do.

Diçka që se kam treguar ka qenë që kur po konkurroja për miss erdhi kutia e madhe me fustane të gjitha gocat u turren për të marrë veshjen ndërsa unë kisha siklet dhe ngela pa fustan, 2 ditë më vonë më sollën një fustan me pika. Varfëri e madhe!”– tha Valbona.

Ish-missi i ka dhënë një këshillë të gjithë të rinjve që ecin shpejt me makinë, që të kenë kujdes sepse është një papërgjegjshmëri shumë e madhe. Ajo ka treguar se kur ishte e re e ngiste makinën shumë shpejt, ku shkonte deri në 210 km/h në orë dhe kur e kujton tani, shprehet se ka qenë një papërgjegjshmëri shumë e madhe nga ana e saj.

“Do të them që e kam nisur duke shkuar dhe 210 km/h, që është absurde, sot kur e mendoj them, ka mundësi të jetë njeriu kaq i papërgjegjshëm? Zoti nuk më ka sprovuar dhe shpresoj që të mos ndodhë, por sigurisht që jam shumë e kujdesshme pas lindjes së fëmijëve. Kur i kam ata në makinë është e pamundur që mos të jem e kujdesshme. Edhe kur jam vetëm sepse jeta ime i përket atyre dhe më duket një papërgjegjshmëri shumë e madhe. Është papërgjegjshmëri shumë e madhe, e pafalshme, mos e bëni këtë gabim. Është e çuditshme, kur shikoj të rinj, që më parakalojnë i ndjek dhe kur ka ndonjë moment që ndalojnë, i shkoj anash dhe ia bëj me shenjë, edhe i them ore 30 minuta përpara ose 10 minuta përpara në destinacion, mendon se është më e rëndësishme se jeta jote?”- u shpreh Selimllari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME