Opinionisti Arjan Konomi, njihet për shpirtin aventurier që ka për të shëtitur botën.
Këtë vit ai nuk është angazhuar në televizion, teksa në rrjetet e tij sociale poston shpesh pamje nga udhëtimet e tij duke eksploruar vende të ndryshme.
Së fundmi ai ka ndarë në platformën “TikTok” një video nga Australia, ku ka shqetësuar jo pak fansat me paraqitjen e tij.
Së fundmi, Arjani ka zgjedhur të reagojë mbi këto komente me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku sqaron se është shumë mirë me shëndet, teksa i falënderon ndjekësit për shqetësimin e tyre:
“Tungjatjeta nga “Tropical Forest North Australia”! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua! Fjalët e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua : “Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”.