Kur punimet për rikonstruksionin e disa pallateve në Shkodër të nisura disa muaj më parë, falë bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me Fondin Shqiptar të Zhvilimit janë drejt përfundimit, vjen një tjetër lajm i mirë ku shumë shpejt do t’i nështrohen rehabilitimit të plotë edhe 55 pallate të tjera në qytetin e Shkodrës. Përmes “FShZh” 55 pallate do t’u nështrohen ndërhyrjeve të thella përmirësuese, në rrugët “Europa” dhe ” Zogu I” si akse hyrëse e dalëse në qytet.
Punimet që do të kryhen 100% me buxhetin e shtetit për një periudhë kohore 12 mujore do të përfshijnë punime të plota në këto ndërtesa.
Nga ky investim do të ndërhyhet në 9 pallate në rrugën “Europa”, dhe 46 të tjera në Bulevardin “Zogu I”,