Dyfishohen rastet me COVID, por qytetarët nuk tregojnë interes fare për ….

Ndonëse numri i infektimeve me COVID është dyfishuar, siç e konfirmon edhe së fundmi ISHP, interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar është pothuajse i papërfillshëm.

Në një qendër shëndetësore numri i qytetarëve që paraqiten për të aplikuar vaksinën kundër COVID shkon 1-2 persona, kryesisht të moshuar.

Arjana Mulgeci, infermiere QSH.8 shprehet se numri i vaksinimeve mbetet shumë i ulët.

“Numri i vaksinimeve mbetet shumë i ulët edhe pse ka pasur rritje të infektimeve. Sëmundjet që po qarkullojnë së fundi si covid, viroza etj, ka filluar të vë pak në lëvizje qytetarët. Aktualisht paraqiten 1 deri në 2 qytetarë në ditë për vaksinim ndaj covid”, deklaron infermierja.

Qytetarët ndihen të frikësuar nga vala e re e infektimeve, por edhe të paqartë nëse duhet apo jo të aplikojnë vaksinën dy valente që disponojnë qendrat shëndetësore për nënvariantet e Omicronit BA.4 dhe BA.5 që kanë qenë në qarkullim më herët.

“Unë kam bërë tre doza që kur ishte vala e madhe e infektimeve. Tani nuk e di a do ta bëj apo jo dhe a duhet bërë. Po tha mjeku që duhet bërë , do ta bëjmë”, shprehet qytetari.

Por ka edhe nga ata qytetarë që kanë nxituar të bëjnë dozën e pestë nga shtimi i infeksioneve virale.

“Unë kam ardhur në qendër për të bërë dozën e pestë. Po e bëj për t’i paraprirë ndonjë sëmundje të mundshme nga COVID”, shprehet një tjetër qytetar.

ISHP i ka bërë thirrje për aplikim të vaksinës COVID tek grupet e riskut ndërsa pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë me udhëzime të reja për llojin e vaksinës së ardhshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...