“Rozafa” mbi 100 mijë vizitorë/ DRTK Shkodër publikon shifrat e vizitueshmërisë …

27 Shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Turizmit ndërsa në këtë ditë DRTK Shkodër ka ndarë lajmin mbi vizitueshmërinë e njërin prej siteve arkeologjike më të rëndësishme të Shkodrës, kalanë “Rozafa”. Ky vit shënoi një rekord sa i përket numrit të vizitorëve në këtë objekt historik me mbi 100 mijë të tillë, të shpërndarë nga vende të ndryshme të botës si: Italia, Hollanda, Gjermania, Republika Çeke, Arabia, Azia etj.

Mbi 50 mijë turistë vizituan Rozafën në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërsa dyfishimi i numrit të vizitorëve flet për rëndësinë e kësaj kështjelle historike si dhe pasurisë së saj kulturore.

Rritja e vizitueshmërisë është një shenjë e ndikimit pozitiv që turizmi sjell në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe vlerën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike. Kalaja “Rozafa”, ka arritur të bëjë bashkë komunitetin lokal dhe vizitorët nga të gjitha anët e globit për të shijuar këtë thesar të pasur të historisë, arkitekturës dhe aktiviteteve kulturore ku më e fundit ishte “TuBa Fest”, e cila mblodhi mijëra të rinj.

Historia e këtij monumenti të lashtë ndërthurur me legjendën e saj, pamje e mrekullueshme e qytetit nga lart, shtimi i disa shërbimeve për turistët që e vizitojnë atë si ai i përdorimit falas të internetit, përmirësimi dhe ndërhyrjet restauruese të disa prej objekteve historike që ndodhen brenda kalasë si ai i pusit venecian dhe shumë të tjera janë disa nga arsyet që e bëjnë më tërheqës për sytë e vizitorëve këtë sit arkeologjik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME