STINA E SHIRAVE PO VJEN POR OBOTI ËSHTË I PAPËRGATITUR PËR PËRMBYTJET

Kur jemi pranë stinës së reshjeve, nuk janë marrë ende masa për përballimin e situatës që mund të krijohet nga reshjet intensive në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit. Kryetari I fshatit Gregor Pemaj tregoi se tashmë tokat janë të mbjellura ndaj duhet treguar kujdes me shkarkimet nga hidrocentralet.

Kryetari I fshatit Obot Gregor Pemaj shton se ndër vite, si shkak I përmbytjeve janë dëmtuar me qindra familje të kësja zone, ndërkohë që marrja e masave paraprake është e domosdoshme për të mos larguar edhe këto pak familje që vazhdojnë të jetojnë në Obot.

Në përmbtytjet e këtij fillim viti, u dëmtuan mijëra hektarë tokë bujqësore në njësinë administrative Ana e Malit. Fshati Obot mbetet prej vitesh, ndër më të dëmtuarit, ndërkohë që banorët ende sot nuk kanë marrë dëmshpërblimin nga qeveria për dëmin e shkaktuar si shkak I fatkeqësisë natyrore.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME