Gjeti ‘sozinë’ e Rudinës në Kinë, Rezear Xhaxhiu surprizon moderatoren me një dhuratë

Aventura në Kinë e Laura dhe Rezear Xhaxhiut ka qenë një eksperiencë e paharrueshme dhe nuk kanë harruar edhe dhuratat për miqtë e tyre. Një prej dhuratave nga toka e largët ata e kanë sjellë posaçërisht për Rudina Magjistarin, një simbol elegant i grave kineze. Një erashkë e qëndisur me kujdes e finesë, është dhurata për moderatoren e programit “Rudina” në Tv Klan dhe pas saj qëndron një histori po aq interesante sa dhurata.

Rezear Xhaxhiu: Pasi vizituam Murin Kinez, po pinim një kafe te ato restorantet neve, shoh në largësi një zonjë, mosha jote, diku te 40 vjeç. Edhe… çfarë ka? Po 40 vjeç.

Rudina Magjistari: Jo, okej, më paskeni kujtuar, më paska ngjarë ajo.

Rezear Xhaxhiu: Edhe po bënte fresk me shumë elegancë dhe kishte konstruktin tënd, sigurisht kineze. I them Laurës, shiko sa i ngjan Rudinës.

Rudina Magjistari: Ua!

Rezear Xhaxhiu: Prit, kthen kokën kjo, “nuk më duket”, tha.

Rudina Magjistari: Ua më paskeni kujtuar deri atje!

Rezear Xhaxhiu: I thashë jo, po shikoje në formë, këtej-andej. Nuk e zgjati, “ahu, shijet e tua” tha. Mua m’u fiksua, kaq bukur mënyra si… thashë do i marr një Rudinës vetëm falë asaj zonje që e bënte me shumë elegancë. Thashë po e blej një, do ia bëj dhuratë, duhej bërë kështu një çikë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME