Humbi motrën dhe babain/ Agron Llakaj nuk mban dot lotët: Ajo ishte goditja e parë…!

Në një kohë të shkurtër, Agron Llakaj humbi motrën dhe babain e tij, por mungesa e këtij të fundit ka lënë gjurmë të pashërueshme tek ai.

I ftuar në studion e Vizionit të Pasdites, Llakaj tha se e kërkon shpesh babain e tij për bashkëbisedim, ndërsa shtoi se kur shkon tek nëna i mungon shprehja e të atit, “o Goxho ku je?”.

“Zoti nuk më kishte mësuar me vdekjen. Momentin e parë ishte me motrën dhe më tepër pamundësia ishte për t’iu gjendur sepse u shtrua në spital, Covidi nuk lejonte komunikimin dhe na iku vetëm si zë. Thjesht i dëgjova zërin, kam ftohtë tha. Ajo ishte goditja e parë.

Jeta vazhdon dhe në raport me vëllezërit dhe motrat nuk jemi më ata që kemi qenë se humbja nuk ishte e vogël. Gjithmonë me atë që kështu ishte një zgjedhje e zotit dhe duke e respektuar si të tillë, por pa e menduar se pas saj do të vinte largimi i tim eti, që lidhja ime me atë ka qenë e jashtëzakonshme. Dikush që e dëgjonte thoshte 88, ka jetuar plot, por ai ishte babai im.

Ka momente që e kërkoj për të bashkëbiseduar. Sa herë që shkoj te mamaja më mungon një “o Goxho ku je?”. Dhimbja mbetet, por babai im aq i mirë aq i ngrohtë. Por jam i lumtur sepse një pjesë të tij e trashëgoj unë. Me gojëdhënat që fliste im atë u ndërtova një personazh Temen, babai thoshte të qeshin njerëzit”, tha Llakaj./m.j

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...