Ndër rrugët më të frikshme/ Aksi Shkodër-Hani i Hotit, një prej njollave të zeza për aksidente

Aksi Shkodër -Hani Hotit vazhdon që të jetë problematik sa i përket aksidenteve të ndodhura.Ky aks rrugor tejet i rëndësishëm pasi lidh Shqipërinë me Malin e Zi, është kthyer prej vitesh në një prej njollave të zeza sa i përket aksidenteve të ndodhura, kryesisht gjatë natës. Terrin e natës e çajnë vetëm dritat e makinave, ose dritat e shtëpive përgjatë rrugës.Një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është në Shtoj të Ri. Lëvizja mjeteve me shpejtësi të lartë dhe parakalimet e gabuara janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve.Në zona të populluara ka mungesë të mbikalimeve, mungesë ndriçimi gjatë orëve të natës çka bën që shoferët të ndihen të rrezikuar e po ashtu edhe banorët e zonës që përshkojnë rrugën në të dy anët e saj.Burimet zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bëjnë me dije se gjatë 2 javëve të fundit, janë proçeduar penalisht 27 drejtues mjetesh dhe janë vendosur rreth 1400 gjoba për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...