Rama publikon pamjet e Urës së Mesit: Një thesar i Shkodrës që po magjeps turistët e huaj

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamje nga Ura e Mesit në Shkodër. Në një postim në Facebook, ai thekson se kjo urë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj, të cilët po magjepsen nga thesaret e trashëgimisë së Shkodrës.

“Mirëmëngjes nga Ura e Mesit, një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me trashëgiminë e pasur të Shkodrës, duke u shndërruar në një pikë të preferuar për të krijuar kujtime të paharrueshme nga Shqipëria. Ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Videoja u realizua nga Terenc Pepa, dhe pasi u postua nga vetë ai, u bë virale në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME